VIDEO/ Momenti epik me Donald Trump, mimika e përkthyeses italiane po çmend rrjetin!!

0
142

Donald Trump është bërë shpesh objekt i talljeve në rrjet, por së fundi më shumë sesa vetë ai vëmendjen e ka rrëmbyer një përkthyese italianë që qëndronte pas krahëve të presidentit të SHBA-ve.

Teksa ndodhej në një takim në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin italian, Sergio Mattarella, Trump ka lëshuar perlën e radhës, që nuk i ka shpëtuar aspak përkthyeses që qëndronte pas tij.

Momenti kur përkthyesja ka reaguar në mënyrë të tillë ka qenë kur Trump ka thënë se SHBA ka një histori të përbashkët me Italinë që daton që nga Roma e lashtë.

Ndërsa Trump po fliste, njerëzit ishin të shpejtë për të tërhequr vëmendjen ndaj mimikës së përkthyeses italiane, ndërsa ajo ulej pas tij dhe Mattarella-s duke marrë shënime.

Trump po fliste për dashurinë e tij për italianin Christopher Columbo dhe gjithashtu vazhdoi të argumentojë se marrëdhëniet e Amerikës me Italinë datojnë shumë më parë.

standard.al

https://www.dailymail.co.uk/news/article-7581913/Social-media-lights-Italian-translators-reaction-Donald-Trump.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here