VIDEO-FOTO/ 6 vite me mashtrimet e Edi Ramës për hapjen e negociatave

0
119

Historia e qeverisjes së Edi Ramës është e gjitha një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave.

Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë.

Por, problemet filluan shumë më shpejt.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëntor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Edi Ramës se mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Në vend që të reflektonte, Rama, që atëherë mbante një monolog të përjavshëm në Facebook e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjermani, Holandë apo Austri janë të parëndësishëm (mos e humb videon poshtë). Ai pretendoi se vendimin për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së.

Video e nentorit 2016

Në fakt, do duheshin tre vjet që Bundestagu, të shtonte edhe më shumë kushte se Krichbaum, që Rama ti quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore.

Por gjithsesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të hapte shampanjën, të dekoronte ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Po ti kthehesh sot qëndrimeve të tij ato duken qesharake. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Tëitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE, duke u tallur edhe me ata që ishin treguar skeptike ndaj rezultateve të rilindjes (poshtë).

Twitter i Edi Rames, Qershor 2018

Image

Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018, Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave.

Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim, ai dhe zëdhënësit e tij deklaruan se Komisioni Europian ka filluar procesin e ashtuquajtur ‘screening’, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve për të vlerësuar se cilat janë çështjet që duhet te negociohen.

Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin ‘data, data’, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos hapen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte.

Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë.

I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendshëm i BE sesa mosrealizim i objektivave nga qeverisja e tij. Por sa më shumë Shqipëria binte në humnerë, aq më shumë tek perëndimorët fitonte pikë opsioni  i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia dhe shansi i hapjes së negociatave vetëm për Shkupin.

Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne. Por për të kuptuar se sa herë ka mashtruar Rama në këtë proces është mirë të shihet kjo video, ku kryeministri bën përgjegjëse njëherë Europën dhe njëherë PD për të njëjtin mossukses të tij (video poshtë).

Video e 16 maj 2019

Po e njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës. Qeveria Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin Shqiptar.

Madje daullexhinjtë e kryeministrit këtu i bënin shantazh këtij vendi duke kujtuar se konsumonte më shumë drogë se ne, se porti i Rotërdamit qe hambari i narkotikëve të Europës, se ne veset i kishim eksportuar prej andej. Rilindja nuk reflektoi, për rrezikun e JO-së për negociatat, as kur mori goditjen e parë.

Rama e shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Përgjigja e Ramës si gjithmonë: kanë hallin e politikës së tyre të brendshme, pra zgjedhjeve europiane, u justifikua Rama.

Video e tetorit te vitit 2019

Por zgjedhjet përfunduan, Dhe përpos kësaj i njëjti parlament votoi JO dhe për negociatat. Nga parlamenti kryeministri përsëriti gënjeshtrën: ‘Në debatin e djeshëm në parlamentin Holandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një çështje e politikes së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi’, tha Rama.

Por këto alibi rezultuan gënjeshtra të pasta. Sepse po të kishte hallin e politikës lokale Holanda do ti trajtonte ashtu sikurse Franca njësoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Por ajo i tha PO Shkupit duke vërtetuar se e ka me mosukseset tona dhe jo për hallin e saj.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash, kur u bind se as këtë tetor, negociatat që i kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, sërish nuk do të hapeshin, Kryeministri pa pikë turpi bëri statusin e Radhës:

‘Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen’.

Marrë nga Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here