Standard.al

Tension/ Plas sherri në Kuvend, Braçe përplaset me Gjonin…

0

Ka pasur një moment tensioni në Kuvend mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe deputetit Ralf Gjoni, me këtë të fundit që shkoi të zaptonte foltoren, ndërsa ishte duke folur Eduard Shalsi.

Për shkak të momenteve të tensionuara kryuesuesja e seancës Vasilika Hysi vendosi pushim për disa minuta.

Pavarësisht se nuk kishte mikrofon Braçe dëgjohej duke i bërtitur Gjonit me fjalët ‘’çfarë të kam vjedhur unë ty, ç’a të kam vjedhur unë ty?!”.

Gjoni, i cili pretendon se ka në dorë frerët e opozitës parlamentare, e ka shtuar ndjeshëm tonin e zërit në Kuvend, teksa akuzon qeverinë e Edi Ramës që po rrjep shqiptarët.

Momenti kur Ralf Gjoni tenton te rrembej mikrofonin

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.