Standard.al

“Sinjal i rëndë”, Shehi: Nëse dështojmë me negociatat, Rama duhet të lidhë atletet e bardha dhe të ikë

0

Ish-deputeti Dashamir Shehi shprehet se nëse Shqipëria dështon të marrë një “PO” për negociatat nesër, Rama duhet të lidhë atletet dhe të ikë.

“Ky që është në qeveri, puna e parë duhet të lidhë ato atletet e bardha dhe të largohet.Ky është reflektimi, mesazhi dhe sinjali”, tha Shehi, i ftuar në RTV Ora. Ndërkohë, duke iu referuar deklaratës së Ramës se dhe nëse Franca nuk pranon të thotë “PO” dielli do të lindë sërish në datë 19 tetor, Dashamir Shehi tha se për kryeministrin dielli lind gjithmonë te shtëpia e tij.

“Për Ramën lind dielli dhe lind gjithmonë te shtëpia e tij. Situatë më të rëndë Shqipëria e këtyre 30 vjetëve ti prehet shpresa pothuajse definitive, ka një problem të madh nëse na përzënë dhe këtë radhë. Europa po përgatit një strategji të re për zgjerimin sipas modelit francez, të thellojmë bashkëpunimin këto që jemi.Të bëjmë një Europë politike dhe pastaj të zgjerohemi, i bie që kjo punë të shkojë pas 10 vite, një histori shumë e gjatë dhe e trishtueshme për Shqipërinë. Është sinjal shumë i rëndë dhe i keq, pa një përmbysje të madhe nuk mund të ringrihet shpresa për Shqipërinë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.