Poston foto dhe video nga “skena e krimit”, Malltezi: Dini gjë çfarë u bë me mender moratoriumin e prerjeve në pyje?

0
127

Vijon masakra mjedisore në pyjet e Librazhdit. Priten pyjet, merret uji, shkatërrohet rruga nga makina me trupa. Priten pyje dushku dhe pishe dhe as nuk ia ndjen kujt se janë kollitur tek Tualeti (Taulant Balla).

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi vijon me denoncimet e tij nga terreni.

Teksa poston foto dhe video nga “skena e krimit”, ai sjell si shembull vetë fshatin e origjinës të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sipas tij, policia njofton banditët te fshihen në pyll kur vijnë ti monitorojnë, ndërsa nuk heziton të kujtojë se “moratoriumi i pyjeve” është ende në fuqi.

“Fshati i tualetit. Çfarë krijese shkatërron pyjet e fshatit të vet për ca miliona më shumë? Dini gje çfarë u bë me mender moratoriumin e prerjeve në pyje?”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here