Kryemadhi: Program për të ndaluar hemoragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi!

0
103

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në qytetin e Lezhës është takuar me qytetarë dhe të rinj të cilët kanë ndarë së bashku aktivitetin dhe vështirësitë e punës. Në rrjetin social facebook Kryemadhi shprehet se klasa politike duhet ti kthejë sytë nga rinia.

Statusi:

Sot gjatë takimeve të mia me qytetarë të qarkut të Lezhës, disa të rinj më ftuan të shkoja në vendin e tyre të punës në Patok. Ishte kënaqësi të shikoje Anxhin, Vasilin, Xhulion dhe shokët e tyre gjatë procesit të punës. Të rinj plot talent dhe dashuri për profesionin e tyre të kuzhinierit. Duarartë dhe plot fantazi, por më dëshpëroi kur dëgjova se ata mund të iknin në Gjermani.

Ne, klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre. Duhet të ulim taksat për bizneset që punësojnë të rinjtë. Duhet të subvencionojmë punën e të rinjve dhe bizneset e tyre.

LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

Fotografia e Monika Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here