Ish-zv/ministrja e Ramës nuk kursen kritikat: Jemi një demokraci e dobët, me Lidership politik autoritar, gjithmonë në kriza politike…

0
191

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, një ditë pas “Jo”-së së presidentit të Francës Emmanuel Macron, lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë, nuk kursen kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit, të cilëve iu shërbeu muaj më parë.

Sipas Beqirajt, ‘çfarë jemi sot në gjendje ekonomikisht të kontribuojmë në BE? Të ardhurat tona për frymë janë sa 35% të të ardhurave për frymë në Europë. Jemi Ekonomia me pak produktive, me konkurueshmërinë më të ulët, me stabilitet markofiskal të luhatshëm , me koeficentin të ulët të hapjes tregëtare si dhe larg akoma të qënit një ekonomi tregu funksionale.

Çfarë jemi sot në gjendje politikisht të kontribojmë në Europë? Jemi një demokraci e dobët, me Lidership politik autoritar, gjithmonë në kriza politike të njëpasnjëshme, me një kulturë dialogu mjerane , e cila le shumë për të dëshiruar”. 

Reagimi i plotë:

Nga Irena Beqiraj

Ka kohë që ka pasur një kontraditë të hapur dhe të qartë, midis qëndrimit politik të disa vendeve të BE-së dhe qëndrimit teknik të KE -së mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Politikanët europianë nuk bëjnë përjashtim nga rregulli. Janë të detyruar të mbajnë ato qëndrime të cilat perceptohen si të drejta nga elektorati i tyre pavarësisht nëse janë këto qëndrime të duhura apo të drejta. Sikurse nuk duhet të harrojmë që edhe në gjuhen e rrumullakosur dhe pozitive të teknicienevë të BE ( Mogerini e Han) ka një dozë optimizmi që duhet marrë me rezervë, pasi nga përparimi dhe rezultatet e vendeve kandidate vlerësohej edhe performanca e tyre.

Nuk fitojmë gjë, sikur nuk kemi fituar deri tani , të gërmojmë për të vërtetat tona në raportet edhe qëndrimet e BE-së, të debatojmë nëse ne i kemi përbushur detyrat apo jo, të akuzojmë Francën si jodashamirëse apo ta konsiderojmë jo-në një thikë pas shpine. Cilido të jetë qëndrimi ynë në këtë debat nuk na con asgjëkundi.

Disavantazhin e një JO -je ,përtej propagandës ,duhet ta kthejmë në avantazh duke ndryshuar qasjen tonë karshi procesit të integrimit .

Nëse fjalën integrim do ta zëvendësonim me fjalën kontribut , nuk do të kishte nevojë të na i përcaktonte BE detyrat e shtëpisë e as të na vendoste kushte, por do të ishim vet në gjendje të përcaktonin nëse jemi gati të ulemi në tavolinë me BE për të negociuar ? Negociatë do të thotë të japesh dhe të marrësh. Cfarë jemi në në gjendje të japim?

Cfarë jemi sot në gjendje ekonomikisht të kontribuojmë në BE? Të ardhurat tona për frymë janë sa 35% të të ardhurave për frymë në Europë. Jemi Ekonomia me pak produktive, me konkurueshmërinë më të ulët, me stabilitet markofiskal të luhatshëm , me koeficentin të ulët të hapjes tregëtare si dhe larg akoma të qënit një ekonomi tregu funksionale.

Cfarë jemi sot në gjendje politikisht të kontribojmë në Europë? Jemi një demokraci e dobët, me Lidership politik autoritar, gjithmonë në kriza politike të njëpasnjëshme, me një kulturë dialogu mjerane , e cila le shumë për të dëshiruar.

Sa jemi sot në gjendje të themi ,nese ndajmë apo jo të njëjtat vlerat fondamentale me të mbi të drejtat e njëriut dhe të drejtat e pronës? Pak, shumë pak !

Negociatat janë përdorur gabimisht por jo naivisht nga qeveritë si matësi i performancës. Negociatat janë pritur nga populli si i vetmi shpëtim për të dalë nga vështirësitë, dhe konfuzioni që kemi 25 vjet që jetojmë si shoqëri qoftë ekonomikisht qoftë politikisht.

Makoni do të ishte bërë një “Akt Noblel “po ti kishte shtrirë dorën këtij populli që nga mungesa e busullës politike endet në kërkim të ndihmës . Por bësoj që Jo-ja e tij është po aq për vlerësuar dhe falenderuar , pasi pazgjithshmërisht na detyron që zgjidhjet ti gjejmë ndërnesh, dhe rrugën drejt suksesit ta përcaktojmë vet.

Dhe rrruga drejt suskesit u përket të gjithë atyre që disavantazhin dinë ta kthejnë në avantazh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here