Franca nuk i konsideron reale reformat në Shqipëri!!! Gazetarja raporton nga Brukseli…

0
96

Data 18 Tetor ku pritet të merret vendimi për çeljen e negociatave ose jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po afron. Në konferencën e përbashkët për shtyp të mërkurën, mes Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, u duk se sinjalet për hapjen ne negociatave për Shqipërinë janë shuar edhe më tej.

Gazetarja Erisa Zykaj raportoi këtë të enjte nga Brukseli se këta të fundit nuk i konsiderojnë reale reformat në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe korrupsionit.

Madje sipas gazetares edhe reforma në drejtësi nuk është e mjaftueshme deri më tani pavarësisht se një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Zykaj tha për “ABC-në e mëngjesit” me Enkel Demin se Franca sheh me problem të madh fenomenin e azilkërkuesve, ku shqiptarët renditen të dytët.

Erisa Zykaj: Reformat nuk konsiderohen reale nga Franca lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, nuk kapen kokat e mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës, nuk ka rezultatet të mjaftueshme kundër korrupsionit, pasi është shtrirë në të gjitha degët e vendit dhe nuk ka rezultate për Francën edhe për reformën në drejtësi e cila vërtetë konsiderohet si një hap i madh. Ministrja e Integrimit e ka përgëzuar këtë reformë, duke specifikuar edhe numrin e saktë të marrë nga Shqipëria dhe vendet anëtare lidhur me ata prokurorë që kanë kaluar Vettingun deri tani. Ajo tha që kjo nuk është e mjaftueshme pasi duam një reformë reale, që do të thotë që të ketë një gjykatë kushtetuese dhe gjykatën e lartë funksionale në vend. Së dyti i kam pyetur nëse çështja e azilkërkuesve do ishte një kusht më tepër, më kanë bërë të qartë që është një shqetësim shumë i madh, por nuk do ta vendosin si kusht.

Enkel Demi: Po thua për herë të parë raportim nga Brukseli që ne nuk është se kemi plotësuar kushtet?

Erisa Zykaj: Ne nuk e kemi plotësuar kushtet as për Francën.

Enkel Demi: Tani po më thua që azilantët pavarësisht se janë të dytët, pra kundra rrjedhjes mediatike, nuk është ky problemi?

Erisa Zykaj: Është shqetësim i madh, por nuk është kusht.

Enkel Demi: Pra lajmi që Franca propozon kthim të vizave për shqiptarë janë spekulime?

Erisa Zykaj: Kam zhvilluar një lloj debati edhe me komisionarin për emigracionin që u bë me ministrin tonë të Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e pyetur nëse jeni të sigurt pas refuzimit që i bëtë Holandës në lidhje me mekanizmin për pezullimin e lëvizjes së lirë, nga një kërkesë e mundshme që mund të vijë nga Holanda për të rikthyer jeni i sigurt që nuk do ta aktivizoni këtë mekanizëm. Ai më është përgjigjur “nuk ka 100% siguri për asnjë gjë në jetë dhe as për këtë çështje, por nuk ka vullnet nga KE që të rikthejë vizat për Shqipërinë apo të aktivizojë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë”./abcneës.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here