FOTO/ Gazetarja publikon letrën që Trump i dërgoi Erdoganit: Mos bëj të fortin! Mos e zhgënje gjithë botën!!!

0
106

Situata mes dy palëve SHBA-Turqi është teje delikate për shkak të sulmeve që Turqia ka ngritur  kundër Sirisë. Qeveria turke ditën  e djeshme ka refuzuar armëpushimin ndaj kurdëve  në Siri e për këtë shkak SHBA e ka kërcënuar me sanksione të ashpra nëse nuk heq dorë nga sulmet.

Mediat e huaja kanë raportuar se gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ka bërë publike  një letrën që vetë Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dërguar Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan disa  ditë më parë.

Mësohet që në këtë letër e cila është shkruar në datën 9 tetor Trump tetor i ka kërkuar Presidentit turk  të arrijë  në një marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose në të kundërt ai do të quhej nga e gjithë bota si një ‘djall’ përpos  që SHBA-ja do i vendoste sanksione të ashpra që do të ulnin masivisht ekonominë turke.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë. Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla. Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”- shkruan Trump.

E shkruar më 9 tetor, kjo letër për Turqinë nga Trump është dërguar 3 ditë pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria veriore me urdhër të Trump-it.

“Historia do t’ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e kryeni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore,” thuhet në letër. “Do t’ju shikoj përgjithmonë si ‘djall’ nëse gjërat e mira nuk ndodhin.”- shtoi Trump.

standard.al

https://www.complex.com/life/2019/10/white-house-confirms-authenticity-trump-letter-to-turkish-president-erdogan-dont-be-a-tough-guy

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here