“Elita shqiptare në Tiranë tradhëtoi një komb të tërë, nga Preshave e deri në Konispol”

0
115

Nga Akil Kraja

Një shekull më parë, kishim një elite pro-perëndimore në një vend “oriental”, sot, kemi një vend pro-perëndimor me një elitë “orientale”.

Në foto parlamenti i parë shqiptar 1921. Pothuajse një shekull më parë.

Janë përfaqësues i të njëjtit vizion që zgjodhi alfabetin latin për gjuhën shqipe,

Janë të njëjtit njerëz që luftonin për një kishë e një xhami të pavarur e kombëtare, jo të nënshtruar ndaj vëndeve fqinj;

Janë të njëjtit njerëz që luftuan me diplomacinë europiane kundra copëtimit të Konferencës së Parisit…

Dhe ja dolën.

Shqipëria u pavarësua, u shtet-formua, dhe përtej sfidave që i ndoqën, zgjedhja e elitave të asaj kohe të deri para luftës, ishte Amerika, Europa, ishte Perëndimi.

Ndërkohë sot,

Në një kohë kur janë qindra mijëra, miliona, shqiptarët që kanë hedhur rrënjë në Europë,

Në një kohë kur tregtia mes Shqipërisë dhe Europës i kalon disa miliarda euro në vit,

Në një kohë që pothuajse cdo shqiptar endërron për një jetë më të mirë në perëndim, në Sh.B.A, ose në Europë,

Pushtetarët e Tiranës duan të na cojnë drejt Jugosllavisë,

ata vrapojnë të inagurojnë kisha e xhami me para të huaja,

ata kërcënojnë Brukselin e Washingtonin se lindja mund të jetë një alternativë ndaj perëndimit,

ata po bëjnë gjithcka që Shqipëria të çpopullohet !

Pothuajse një shekull më parë, kishim një elite pro-perëndimore në një vend “oriental”, sot, kemi një vend pro-perëndimor por një elitë “orientale”.

Dështimi për të gjashtën herë të hapjes së negociatave ka një emër : kjo quhet #TradhëtiKombëtare !

Dhe pse Franca, Hollanda, Gjermania e cilido shtet tjetër e shohin hapjen e negociatave me Shqipërinë si një ceshtje teknike, politike, ekonomike që prek standardet demokratike apo numrin e azilantëve…

E vërteta është se hapja e negociatave, integrimi europian, për Shqipërinë, është në rradhë të parë një ceshtje identiteti kombëtar,

Eshtë një ëndërr shekullore, është një projekt i një populli që kërkon të përqafojë historinë, vlerat, kulturën, modelin, zhvillimin e perëndimit.

Sot, Elita shqiptare në Tiranë tradhëtoi një komb të tërë, nga Preshave e deri në Konispol.

Sot, ata dëshmuan që nuk përfaqësojnë, as realitetin dhe as ambiciet e popullit shqiptar.

Ku janë sipërmarrësit, intelektualët, artistët, profesorët, gazetarët, historianët? Sot heshtja juaj flet më shumë se kurrë!

Ka ardhur koha, për të vendosur Shqipërinë të parën…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here