Deputetja lë nam në Kuvend, “i merret goja”! Ironizon Pedagogia: Kurs për parlamentarët me mangësi gjuhësore

0
109

Deputetja e “opozites së re” Majlinda Halilaj, e cila po bën xhiron e rrjetit me fjalimin e saj epik për “Koorporatën e Investimeve”, ka ngjallur vëmendjen e publikut të gjerë dhe të figurave të njohura publike.

Një prej tyre është pedagogia e Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Elsa Skënderi, e cila përmes një reagimi satirik në rrjetet sociale, vetëofrohet për t’i bërë kurs shqipeje deputetes në fjalë dhe të gjithë parlamentarëve të tjerë që kanë mungesa të theksuara me lidhjen e shkronjave, rrokjeve dhe me intonacionin e fjalive.

“Vetofrohem për t’u bërë një kurs gjuhe me librin e Gjuhës shqipe për klasën e dytë kësaj deputetes së re dhe kujtdo në Parlament, që ka probleme serioze me lidhjen e shkronjave dhe rrokjeve si dhe me intonacionin e fjalive! Kursi do të ketë një tarifë minimale, sa për të mbuluar shpenzimet operative”, shkruan pedagogia në postimin e saj.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë kur deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shfaqin probleme serioze me të folurin dhe të lexuarin.

https://www.facebook.com/servili/videos/1477769672782208/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here