Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti do të festojë fitoren në Tiranë

0
124

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, duke bërë kështu që Albin Kurti të jetë kryeministri i ri i vendit.

Dhe pse Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve deri rezultati ende nuk është zyrtarizuar. Ndërkohë, Albin Kurti ka vendosur që fitoren e zgjedhjeve ta festojë në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi, ku shprehet se Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Tiranë më 20 tetor, ku do të festojë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Njoftimi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti. Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here