Shkatërrohet faqja më e madhe e pornografisë me fëmijë, arrestohen më shumë se 300 pedofilë

0
106

Më shumë se 300 persona janë arrestuar pas zbulimit të një prej sajteve më të mëdha në botë të pronografisë me fëmijë.

Sipas BBC, sajti kishte më shumë se 200 mijë video të cilat ishin shkarkuar kolektivisht më shumë se 1 milion herë. Pronari i sajtit ishte një 23-vjeçar nga Koreja e Jugut, Jong woo Son, i cili ndodhet në burg.

_97019087_gettyimages-519780006

Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet ishin bërë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Amerikë, Korenë e Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika Czecheke dhe Kanada.

Faqja ofronte video të akteve seksuale që përfshinin fëmijë, foshnje dhe të vegjël dhe posaçërisht u kishte kërkuar përdoruesve të mos ngarkonin video që paraqesin pornografi vetëm me të rriturit.

Rreth 23 fëmijë janë shpëtuar nga situatat aktive të abuzimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here