Në Mallakastër/ E moshuara djeg me benzinë komshien, më pas i vë flakën vetes

0
109

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh të Mallakastrës.

Një grua e moshuar 60 vjeçe, e dyshuar se vuante nga probleme psikologjike ka tentuar t’i vendosë flakën me benzinë komshies dhe më pas ka tentuar të djegë edhe veten.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy grave.

Njoftimi i policisë:

Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.

Sot rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here