Mesazhi nga Gjermania/ Henze: S’ka bisedime serioze me qeverinë Rama!

0
106

Dr. Martin Henze, Kryetar i komisionit të Transportit ne Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane ka komentuar zhvillimet e fundit në samitin e Luksemburgut, lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai shprehet se qeveria Edi Rama, që e cilëson një “narko-qeveri”, nuk mund të zhvillohen bisedime serioze. Shqiptarët, shprehet Henze, duhet të zgjedhin: dënimin me Ramën ose të ardhmen.

“Është e qartë se me një narko-qeveri Rama nuk mund të zhvillohen bisedime serioze, ato nuk kanë përmbushur asnjë kriter të Kopenhagen/BE. Maqedonia, po, këtu pranimi do të ishte i justifikuar. Popullsia dhe ekonomia shqiptare tani duhet të vendosin, të zgjedhin dënimin me Ramën ose të ardhmen!”,- shkruan në një postim në Twitter Martin Henze, i cili njihet për kritikat e tij kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here