Kryemadhi takon ministrin e investimeve të Maqedonisë/ Shqipëria duhet të marrë shembull…

0
96

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI, Hisen Xhemailin, Ministër për Investime Vendase dhe Përmirësimin e Klimës së Investimeve të Maqedonisë së Veriut.

Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit, kryetarja e LSI vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes dy vendeve.

Kryemadhi ndau shqetësimin për treguesit shumë të ulët të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe mundësitë e të bërit biznes. Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut, si vendi i 11 në renditjen botërore për klimën e të bërit biznesit.

Kryetarja e LSI vlerësoi nismat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me krijimin e zonave të lira ekonomike në Shkup dhe Tetovë , si modele suksesi të jashtëzakonshme në thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e punësimit në vend.

Kryemadhi, gjatë takimit u ndal në faktin, se LSI ka promovuar prej kohësh integrimin mes vendeve të rajonit, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve.

Duke marrë shkas nga takimi i dy kryeministrave dhe një presidenti në Novi-Sad, kryetarja e LSI shprehu shqetësimin për një qasje të pjesshme dhe jo gjithëpërfshirëse të gjitha vendeve të rajonit, edhe për komunikimin e mbyllur dhe jo transparent të këtij takimi. Ajo tha se opinioni publik vazhdon të jetë shumë i paqartë dhe në errësirë të plotë për natyrën e këtij takimi dhe qëllimet e vërteta të tij.

Modeli ekonomik i Maqedonisë së Veriut paraqet interes të veçantë për opozitën shqiptare përsa i takon programit të saj për ringritjen ekonomike të Shqipërisë në krizë. Zonja Kryemadhi vlerësoi në veçanti skemën e tyre tepër të suksesshme të subvecionimit në bujqësi, pasi ajo e vlerëson sektorin bujqësor jetik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here