“Edi Rama dhe çmenduritë e tij”, ku janë ata dashnorët e bregdetit, të mjedisit…”

0
113

Drejtuesi i Departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka bërë sot një denoncim kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi thekson se ndërkohë që trumbetohej fort në media për shembjen e ndërtimeve në zonat bregdetare, në fakt Rama po i hapte rrugë lejeve për “çmenduritë e tij”.

Në postimin e tij, Malltezi ka publikuar një foto, ku shikohet një ndërtim, i cili po zhvillohet në një nga zonat bregdetare në vend, sipas tij me lejen e Ramës.

“Edi Rama dhe cmenduritë e tij. Se prishi dhjetëra ndërtime të rregullta për ti hapë udhë kësaj batërdie. Ku janë ata dashnorët e bregdetit, të mjedisit, etj.? Pisanjosë edhe në propagandë.”-shkruan Malltezi në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here