Standard.al

“Duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë”, ish-deputeti: Edi Rama nuk do Shqipërinë në Europë

0

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu iu është bashkuar qytetarëve të “Astirit” në protestën e tyre kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Balliu në fjalën e tij deklaroi se është krenar që është pjesë e Partisë Demokratike. Ai tha se protesta është tërësisht paqësore, ndërsa ka shtuar se Edi Rama nuk e do Shqipërinë në Europë.

Klevis Balliu: Jam krenar që jam pjesë e Partisë DemokratikeEdi Rama nuk do që të shkojmë në Europë. Shqipëria ka sot nevojëe për qytetarët dhe jo për bandën e Habilajve. Ja ku janë qytetarët, qeveria të japë orën dhe datën dhe qytetarët janë gati të dialogojnë. Të dialogohet në lidhje me këtë çështje kaq shumë delikate për banorët e Unazës së Re.

Ne duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë. Iu bëj thirrje gjykatave që të nxjerrin heronjtë tanë, që janë baballarë. Ftoj që të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestën, në mënyrë paqësore, pasi nuk po shkelim asnjë ligj. Kjo është një protestë për kauzë kombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.