Rrëfim i dhimbshëm i shqiptares së kthyer nga Siria: Më vranë dy burrat, kam pas frikë që mund të…

0
121

Vlora (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që të mos prezantohet dhe t’ia ndryshojmë zërin. Po çfarë mendon Vlora sot për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën e jetës në “Shtetin Islamik”, vrasjen e dy bashkëshortëve, a ka parë edhe vetë vrasje dhe tmerre të kryera nga IS, si ka jetuar dhe çfarë ka ngrënë, a e ndjen veten fajtor për përfshirje në një luftë në vend të huaj, a është penduar, si e sheh jetën në të ardhmen… Ndiqni rrëfimin eksluziv të Vlorës për DW. Me te kanë biseduar Esther Felden, Bahri Cani dhe Matthias von Hein.

“Unë jam martuar me një djalë dhe ai shprehu dëshirën për të shkuar atje dhe unë meqë isha e martuar pata dëshirë të shkoja me të. Si çdokush që do të shkojë me burrin e vet, nuk doja të ndahesha prej tij. Kam shkuar përmes Turqisë, përmes aeroportit. Jemi vendosur në Siri. Ka dalë ndryshe nga ajo çfarë kam pritur. Unë kam jetuar si amvisë shtëpie. Pak kohë rrija me burrin, nuk kam jetuar gjithë kohës me burrin. Unë rrija në shtëpi, ai shkonte në vende të tjera. Kam pasur shoqe, ka pasur gra të tjera. Kur kam pasur punë në shtëpinë time, kam ndenjur në shtëpi. Kur kam pasur kohë të lirë, shkoja e vizitoja shoqet. Nuk kam pasur asnjë të njohur. Ndonjëherë jam mërzitur por nuk kam pasur probleme me njerëz. E lumtur nuk kam qenë por nuk kisha probleme me njerëzit”, tregon Vlora.
E pyetur nëse ka parë ndonjë vrasje, ajo e mohon. “Nuk kam parë asgjë. Kam parë rrënoja, mund të kem parë për së largu, por personalisht jo. Kam pasur frikë si çdo njeri se mos vjen dita që dhe unë mund të rrezikoj. Kam pas frikë që mund të më gjuanin”, rrëfen ajo.

Vlora deklaron se është martuar për së dyti kur i është vrarë burri i parë dhe se me të dytin ka edhe një fëmijë.
“Burri i parë është vrarë. Me burrin e dytë kam dhe një fëmijë. Dhe burri i dytë është vrarë jashtë shtëpisë. Ka qenë duke ecur. Unë kam qenë në vizitë tek disa shoqe. Ai është vrarë nga bombardimet ajrore. Unë isha tek shoqet e mia, ai po vinte të më merrte. Shumë afër ka qenë kur po vinte për të marrë dhe është vrarë. Kohët e fundit ishte vështirë çdo gjë, si nga lufta, si çështjet ekonomike”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here