Përfundon takimi, ministrat e Jashtëm të BE nuk dakordësohen! S’ka marrëveshje pro Shqipërisë

0
143

Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku duket se nuk është arritur dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhje është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut.

“Vlerësuam që ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk është e duhur. E vetmja gjë që mundëm të arrijmë është që KE do të kthehet mbi këtë çështje. Besojmë që KE do marrë vendim pozitiv për çështjen e integrimit për të dy vendet”, tha ministrja finlandeze.

Ndërsa, komisioneri Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera.

“Nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje, kam luftuar për ta bërë të mundur, ekipi ynë është i angazhuar. Edhe nëse largohem nga kjo detyrë, angazhimi do jetë i vazhdueshëm. Shpresojmë t’i bindim të tjerët, sepse po flasim për diçka jetësore. Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative, por procesi është i bazuar në meritë dhe ata i kanë plotësuar kushtet dhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë. 25 vende janë në favor të integrimit”, u shpreh Hahn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here