Përçarja te opozita e re, Korab Lita sulmon Valterin: Hajdari u shkarkua si kryetare grupi

0
87

Në një konferencë urgjente shtypi nga selia e Parlamentit kanë dalë deputetit e grupit demokrat, të opozitës së re, të cilët kanë konfirmuar shkarkimin e deputetes Rudina Hajdari si drejtuese e grupit të tyre si dhe kanë treguar të vertetën e tërheqjes së deputetit Valteri.

Deputeti Korab Lita në cilësinë e kryetarit të ri të grupit parlamentar “DEMOKRAT” ka akuzuar manovrat dhe pabesitë e mazhorancës, të cilët po lobojnë për rikthimin e Rudina Hajdarit si shefe e grupit, sepse siç duket kjo i intereson kryeministrit Rama.

Kryetari i grupit parlamentar zoti Lita bashkë me anëtarët e tjerë të grupit dolën në konferencë shtypi ku e bënë të njohur për publikun se si është e verteta e Rudina Hajdarit e cila në fillim ka pranuar largimin, por më pas (siç duket pas ndonjë telefoni kryeministror) e ka bërë të tërhiqet, duke deklaruar se nuk ikën nga kryetare.

Por Lita konfirmoi prerë se vendimi është marrë nga deputetët e grupit të tij dhe se nuk ka asnjë tërheqje dhe se do të jenë grup serioz në Kuvend e jo shtojcë e kryeministrit Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here