“Neveri ndaj mediave proqeveritare dhe shqiptarëve ‘mendjendritur e mendjehapur’ që u lëpihen të huajve!”

0
92

‘Sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv!’

Nga Kim Mehmeti

Ne kemi të drejtë të jetojë me bindjen se asnjë burrështetasi tonë, e le më diplomati të huaj, nuk i lejohet që protestuesve shqiptarë-dhe jo vetëm atyre-t’ua tregojë gishtin e mesit.

Por në ndërkohë, duke mos harruar se mes nesh ka nga ata që e pëlqejnë çdo veprim të diplomatëve të huaj, që mendojnë se atyre u lejohen të gjitha e neve asgjë dhe, që duan të na bindin se edhe gishti i tyre i ngritur i mesit treguar neve, është gjest dashamirës dhe ‘vlerë’ e demokracisë perëndimore!?

Unë me asgjë nuk i përbuzë as shqiptarët që të huajin e mbrojnë nga ne, që e dënojnë rrugaçërinë shqiptare, por e fshehin dhe bëhen se nuk e shohin atë të diplomatëve të huaj, por më lejoni të ndjehem i lënduar dhe i ofenduar sa herë që ndonjë i huaj e keqpërdorë pafuqinë tone kolektive, si dhe mirësinë e mirënjohjen shqiptare, për të na e ngritur gishtin e mesit!

Dhe më lejoni të shprehë neveri ndaj mediave proqeveritare dhe shqiptarëve ‘mendjendritur e mendjehapur’, të cilët nuk e kanë kuptuar se sa më shumë u lëpihemi të huajve, aq më shumë e jargavitim portretin tonë grupor, se sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv, e me çka e harrojmë të vërtetën se popujt nuk i asgjëson vetëm robëria dhe plumbi, por edhe mosndjeshmëria ndaj fatit, dinjitetit dhe nderit kolektiv!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here