Deputetja socialiste në “delir”: Jo-ja e BE-së nuk është për faj të Shqipërisë, por BE-së!!!

0
119

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në studion e Fax News, duke folur për përgjegjësitë e qeverisë në çështjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka treguar edhe nëse do të tërhiqet apo jo Rama nga posti kryeministror në rast të një “Jo-je” nga BE.

Teksa rithekson edhe njëherë se përgjegjësia për një “jo” nuk është e kryeministrit Rama, por e reformimit të brendshëm dhe problematikave që ka Europa, sipas Gjebres përgjegjësia për negociatat nuk është vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës.

“Ne e kemi përsëritur dhe e përsërisim…, gjithonë dansi luhet nga 2 persona, kështu që në qoftë se ne nuk kemi pjesën tjetër ne nuk mund të veprojmë të vetëm.

Ne kemi inkurajuar të gjithë ata opozitar që qëndruan në parlament.

Po ashtu, i kemi ofruar tryezën e bisedimeve opozitës, por s’mund të presim sa ata të vendosin. Ne duhet të vijojmë, të ecim para me reformat. Përgjegjësinë e kemi me qytetarët dhe do të vijojmë punënë.

Në një “jo” për Shqipërinë, e theksova edhe më herët, si dhe është thënë qartë edhe nga eksponentët e BE-së që mund të ndikoj reformimi i brendshëm i unionit. E ka përmendur edhe Macron që BE do të vijoi me reformat, rikonstruktimin e brendshëm dhe pastaj do të shikojë zgjerimin e jashtëm.

Nëse Shqipëria merr një “jo” ky nuk është për faji të Shqipërisë, por BE-së.

Ne e kemi bërë punën tonë,  i kemi bërë detyrat e shtëpisë, dhe Komisioni Europian e ka treguar këtë përmes raporteve. Të shpresojmë që Këshilli i Europës të na jap një “po”.”, është shprehur ndër të tjera Gjebrea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here