“Ta kishte provuar njëherë me jelek-verdhët në Francë atë gjest!” Ristani: Reagim jo qytetar dhe i dënueshëm

0
81

Ish- kreu i KQZ-së dhe ish- sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, ka komentuar veprimin e pahijshëm të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë kundrejt banorëve të zonës së Astirit, të cilët protestuan mbrëmjen e djeshme kundër arrestimit të disa banorëve.

I ftuar në emisionin Real Story, Ristani u shpreh se ngritja e gishtit të mesit nga një ambasador drejtuar banorëve, është një akt i turpshëm, madje dhe i dënueshëm.

Ristani: Gjuha nga kronika ishte se protestuesit kanë thirrur ”Rama ik”. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria  është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm./express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here