Standard.al

“Prano Kosovën”/ I dërguari i Trump irritoi Vuçiç…

0

Mathew Palmer ka anuluar vizitën e tij në Beograd. Kjo vizitë zhvillohej në kuadër të Forumit të Sigurisë, i cili zhvillohet në datat 16-18 tetor. Ende nuk dihet aryseja e vërtetë e anulimit të kësaj vizite, por ky vendim vjen pas aludimeve në mediat serbe se i dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell gjatë vizitës në kryeqytetet e dy vendeve respektive i kërkoi Serbisë të bëjë hapa para dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur.

Palmer ishte planifikuar që të mbante një fjalim në hapjen zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten e 17 tetorit, shkruan novosti.sr. Ndërkohë në mungesë të Palmer, në hapje të forumit do të flasin, diplomatja gjermane përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Suzanne Schitz, ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe ish ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

Në mediat serbe u shkruajt se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë i tensionuar nga takimi me Grenell, duke refuzuar të flasë edhe me pjestarët e ngushtë të stafit të tij. Siç shkruajnë mediat afër presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”. Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë.

Anulimi i pjesmarrjes së Përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Forumin e Sigurisë i cili zhvillohet në Beograd ngre pikëpyetje nëse kjo ka të bëjë me një klimë të tensionuar mes SHBA-ve dhe Vuçiçit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.