Standard.al

“Plas gallata”/ E shkarkojnë edhe nga grupi parlamentar i saj! Hajdari: Shihemi të enjten!

0

Grupi Parlamentar Demokrat, i formuar nga deputetët që kanë marrë mandatin pas dorëzimit të deputetëve të opozitës, ku bën pjesë edhe Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, duket se ka vendosur të largojë këtë të fundit nga detyre a kryetares së grupit.

Në vend të saj është emëruar Korab Lita, siç paralajmëron vetë ai, në një postim në Facebook.

“Grupi Parlamentar Demokrat, në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegeve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat”, shkruan Lita në Facebook.

“Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj, sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë”.

Shkresa për zëvendësim mësohet se është dërguar në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shpallet zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare

Nderkohë Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar pas mesazhit të kolegut të saj, Korab Lita, i cili njoftonte se ishte zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, detyrë që më parë e mbante Hajdari.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari hedh poshtë pretendimet e deputetit Lita, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e grupit të PD.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkruan Hajdari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.