Një skenar i denjë për këtë “moçal opozitë”

0
124

Një përçarje e fortë ka ndodhur dje me opozitë e re, e cila më shumë se sa përfaqësuese e qytetarëve është një marionetë në duart e kryeministrit. Kështu Rudina Hajdari me sa duket nuk do të jetë më kryetarja e grupit parlamentar Demokrat. Hajdari është zëvendësuar në këtë detyrë nga Korab Lita.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në facebook vetë Lita, i cili njoftoi se këto ndryshime bëhen në funksion të organizimit të brendshëm të grupit. Shkresa që mban datën 11 tetor dhe e firmosur nga 7 deputetë demokratë i është dërguar Kuvendit. “Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.”- shkruante Lita.

Por vetëm pak orë më vonë, një nga nënshkruesit e puçit kundër Hajdarit, Halit Vlateri duket se ka ndryshuar mendje ( krejt rastësisht). Ai ka kundërshtuar zgjedhjen e Korab Litës në krye të këtij grupit parlamentar, ( erdhe pse firmosi vetë) dhe i ka bërë një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Valteri deklaroi se tërhiqet nga firma që ka vendosur kundër Hajdarit dhe deklaroi se nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar drejtimin e grupit.

Madje Valteri , nga një puçist brenda grupit në pak orë i kthyer si rregullvënës dhe mbrojtës i të drejtave, ‘kërcënoi’ se nëse do njihet kreu i ri i grupit, ai do të tërhiqet së bashku me kolegë të tij dhe do të dalin deputetë të pavarur!!!

Dhe ta mendosh gjithë kësaj çështje i mungon Myslim Murrizi dhe vetë Rudina Hajdari, që për taksirat ndodhen  jashtë vendit, duke ngrënë dreka e darka kortezie me mazhorancën qeverisëse.

Një skenar i denjë për këtë moçal opozitë që na ka rënë për hise.

*STANDARD.AL

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here