Lubonja: Shkarkimi i Presidentit me ‘sebepin’ se ka shkelur Kushtetutën, do të ishte skandal!!

0
83

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, tha në rubrikën “Opinion”, në “News24”, se nuk do të ketë një lëvizje të menjëhershme nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias.

Analisti u shpreh se eliminimi i Presidentit me sebepin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit do të ishte një skandal dhe pjesë e autoritarizmit. Sipas tij, Rama ka hapur disa fronte lufte dhe kërkon t’i eliminojë të gjithë, që nga Meta, “Astiri”, “Teatri”, por që i dalin para shumë pengesa.

“Sa kohë që ne do presim të na e bëjë arbitrin, atë që duhet ta bëjë vetë, të tjerët, ne nuk kemi gjë në terezi. Fakti që i japim kaq shumë rëndësi të huajit është një shenjë që politika jonë nuk është e emancipuar dhe nuk bën dot shtet. Po nuk u emancipua kjo klasë politike, edhe gjyqtarët, jemi shumë mbrapa. Nuk më duket se do të kemi një zhvillim të menjëhershëm për shkarkimin e Metës. Rama ka hapur shumë fronte dhe ky është një prej tyre, me kundërshtarët e vet.

Sigurisht, ai kërkon t’i eliminojë të gjithë, por janë edhe shumë pengesa që i dalin para. Kur flas për fronte, kam parasysh Metën, Astirin, Teatrin, etj. Presidenti s’duhet të bëjë asgjë, të vazhdojë punën si President dhe ashtu siç ka punuar. Eliminimi i Presidentit me këtë sebep është skandal, është pjesë e autoritarizmit. Mund të ndodhë çdo gjë, por nuk mund të shkojnë deri te shkarkimi”, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here