“Aktorët numërojnë 10 lekëshin”, Drilon Hoxha tregon sa fiton nga filmat

0
187

Aktori shqiptar Drilon Hoxha, njihet tashmë për dy filmat e tij të famshëm si “Drejt Fundit” dhe “Dashuria s’mjafton”, të cilat ai i ka realizuar vetë dhe pa ndihmën e askujt.

Por sa ka fituar ai nga këto filma? I ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, Driloni ka treguar më shumë për karrierën e tij dhe fitimet që merr nga filmat.

Driloni tegoi se kur nisi profesionin e aktorit, babai nuk kishte besim se ai do arrinte të fitonte para. Por Driloni me filmin e parë bleu shtëpinë ndërsa paratë e filmit të dytë ia dha të atit për t’i vërtetuar atij të kundërtën.

“Shtëpinë e bleva që me filmin e parë, me filmin e dytë kam bërë shumë lekë. Kur u mora në fillim me aktrim më thoshte babai çe do këtë profesion, aktorët rrinë tek pedonalja dhe numërojnë 10 lekëshin. Kur i dërgova babait lekët e filmit të dytë, nuk e besonte që vinin nga kjo”, tha Driloni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here