Standard.al

Video/ ‘Do vdesim faqebardhë’…Grupi i Kumanovës ‘Live’ nga burgu…

0

“Grupi i Kumanovës” i ka surprizuar të gjithë kur në një moment janë futur “Live” në Facebook nga burgu në Maqedoninë e Veriut, ku po vuajnë dënimin për ngjarjet e majit 2015. Të dënuarit janë futur live përmes profilit të Facebook të quajtur Gardianët e Kombit.

Në videon prej më shumë se 60 minutash, ata dëgjohen teksa tregojnë se si po i kalojnë momentet në burg. Në sfond, në faqe të murit duket flamuri shqiptar. Dëgjohen këngë patriotike shqiptare. Ndër të tjera thonë se do të “qëndrojnë faqebardhë” deri në fund, nuk do të dorëzohen. “Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë”, tha njëri nga anëtarët e grupit.

Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetësh, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.

Ky vendim u konfirmua muajin e kaluar edhe nga Gjykata e Apelit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.