Tirana në mbështetje të banorëve të Unazës së re! PD mobilizon strukturat: Lirohet Tahiri, mbahen në burg banorët

0
85

Banorët e Unazës së Re pritet që të zhvillojnë një protestë tjetër pasditen e së dielës… Njerëzit nuk kanë filluar të mblidhen, megjithatë një orë përpara protestës është parashikuar një mbledhje më herët për të organizuar protestën.

Një nga organizatorët e protestës, Lutfi Kastrati thotë se banorët janë të zhgënjyer për shkak të vendimit politik që u dha nga gjykata ditën e sotme për tre të arrestuarit e Unazës së Re. Ai tha se në protestën e orës 18:30 pret pjesëmarrje jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe qytetarë të Tiranës.

“Ne në radhë të parë jemi shumë të zhgënjyer me vendimin politik të dhen sot nga gjykata për banorët e unazës së re. Ne prinim ta vlerësonin të paligjshëm ndalimin, ndërkohë me urdhër politik u lanë në burg pa afat. Do të merret një vendim, nuk mund t’ju jap detaje sepse nuk është diskutuar akoma. Ne e dinim që do mbaheshin në burg sepse edhe gjyqtar i kësaj çështje ishte babai i një kryetari të FRESSH-it të PS, do të thotë një njeri tërësisht politik. Lirohet Saimir Tahiri, nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndërsa mbahen në burg banorët. Duhet të mbahet e gjithë unaza. Të njëjtën vepër penale ka kryer e gjithë unaza. Prandaj është dënim politik. Presim pjesëmarrje të banorëve, jo vetëm të unazës, qytetarëve të Tiranës, por edhe më gjerë. Fatmirësisht do jetë edhe kreu i PD. Ka qenë një mbështetje e rëndësishme për kauzën tonë që po kthehet në kauzë kombëtare. U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës ta mbështesin protestën”, tha Kastrati.

Gjashtë persona janë arrestuar pas protestave të organizuar nga banorët e Unazës së Re. Për tre prej tyre, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa tre të tjerë pritet të dalin të hënë para gjykatës.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si politik, dhe ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në tubimin që do të zhvillohet sot në orën 18:30. Prezent në protestë do të jetë edhe kreu i selisë blu, Lulzim Basha. Mësohet se në mbështetje të banorëve do të jenë edhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kryesia e PD dhe ish-deputetë.

Për të pasur pjesëmarrje masive në protestën e pasdites së sotme, çdo kryetari grupseksioni i është kërkuar të marrë masat për të qenë prezent, si dhe të lajmërojë strukturën për pjesëmarrje në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re.

Gjithashtu, të gjithë drejtuesit e departamenteve, si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar janë njoftuar të marrin pjesë në protestë. Një vendim i tillë nga PD, vjen pas arrestimit të 6 banorëve të Unazës së Re, ndërkohë që në protestën e ditës së shtunë, në zonë zbarkuan forca të shumta policie

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here