Tensione te protesta/ “Shpërthen” Basha: Prokuroria e kapur dënon baballarët që protestojnë dhe jo Edi Ramën, Gjiknurin dhe Taulant Ballën

0
120

Tensione në protestën e sotme te Unaza e Re. Ka pasur një përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivët e policisë që kanë vendosur një kordon në zonë.

Nis protesta te “Unaza”

Nis protesta te “Unaza e re”. Kryeopozitari Lulzim Basha dhe ish-deputetë të opozitës, i janë bashkuar protestës.

Nga mikrofoni i protestës, banorët kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Protesta ka sjellë edhe bllokim të qarkullimit.

Forca te shumta policore janë vendosur në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet, teksa pritet të nisë protesta e kësaj të diele.

Partia Demokratike, që mbështet kauzën e banorëve, e ka quajtur të pajustifikueshme parinë e shtuar të policisë në zonë. “Forca të shumta policore kundër banoreve tek Unaza e Re, megjithëse këta banorë (shumica gra dhe fëmije) kanë protestuar paqësisht. Prania e pothuaj gjithë policisë së Tiranës dhe forcave speciale në një protestë qytetare është absolutisht e pajustifikueshme”, thuhet në një reagim të zyrës së shtypit pranë PD-së.

 

Në fjalën e tij, lideri i PD , Lulzim Basha ai tha se në Shqipëri institucionet janë kapur, dhe sot arrestohen qytetarët pse protestojnë dhe jo hajdutët dhe kriminelët.

Ai tha se me kriminelët në pushtet Shqipëria nuk e meriton Europën.

“Prindërit e këtyre fëmijëve kanë vetëm një shqetësim, a do të kenë strehën mbi kokë, sepse prej 1 viti këtyre qytetarëve po ju bëhet presion nga një bandë me pushtet. Ata duan të largojnë banorët për ti dhënë drogën një trafikanti droge që është mik me Taulant Ballën. Shihni policët që janë sot rreth nesh, edhe ata janë prindër dhe marrin rroga të ulta, por në vend që ti shërbejnë qytetarëve dhe ligjit ata po i shërbejnë një gënjeshtari kronik siç është Edi Rama, i cili urdhëroi arrestimin e 3 baballarëve sepse mbronin pronën dhe fëmijët e tyre. Prokuroria nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën, të cilin e tregojnë me gisht, sepse shkeli ligjet e SHBA. Prokuroria e kapur dënon baballarët që protestojnë dhe jo Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballën, të cilët janë mashtruesit dhe hajdutët e parave të shqiptarëve. Sot i lirë është dhe Saimir Tahiri i cili e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Nuk shkohet në Europë duke arrestuar protestues dhe uke lënë të lirë kriminelët”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here