Standard.al

Të hetohen pakot e ardhura nga Serbia! Helmimi i numëruesve të votave/ Vetëvendosja kërkon hetim…

0

Vetëvendosja ka reaguar për helmimin e 26 numëruesve të votave. Në një njoftim zyrtar VV kërkon të hetohen pakot me fletë votime të ardhura nga Serbia, ku sipas tyre janë sjellë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa postë.

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë”, shkruhet në njoftimin e VV-së.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar.

Mediat kosovare raportuan ditën e sotme se 26 numërues votash janë helmuar. Ata kanë shfaqur shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Nëntë prej tyre janë shtruar në spital ku po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa procesi i numërimit për votat e ardhura nga Serbia është ndërprerë tashmë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.