Rama ka çrregullim mendor/ Shehi: Do të bëjë një teatër banal, duke më sulmuar…

0
164

Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, shprehet se Edi Rama ka një çrregullim mendor, por nuk do të merret me të në rrafshin personal.

Shehi në një intervistë për Dosja.al ka shtuar se Rama do të bëjë një teatër banal, duke e sulmuar atë, pasi e ka kundërshtar.

“Unë i kam thënë të gjitha për Ramën, këto janë shenja të një çekulibrim mendor. Nuk merrem në rrafshin personal me të. Ky njeri ka në dorë një pjesë të fateve të Shqipërisë dhe po na keqadministron.

Ky është hall i madh për Shqipërinë se po na përzjenë nga Europa. Le të ketë sa të dojë ai dashnore në politikë, nuk është ndonjë hall i madh ky.

Ai më sulmon mua që më ka kundërshtar mua. Ai e di që nuk më blen dot. Unë jam munduar të bëj detyrën time. Ky mendon se ky lloj teatri banal do të vazhdojë. Është si ajo puna, hidhet një në lumë dhe të gjithë pas tij. Unë nuk jam kështu. Është i rëndomtë”, është shprehur ai.

Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës.

Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur.

Shehi ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut. Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here