“Provokime të ndyra”! Arrestimet tek Astiri/ Spaho: Skenar i policisë i urdhëruar nga Rama

0
88

 

I ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar lirimin e banorëve të Unazës, ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho në një prenoncim për mediat i ka cilësuar lëvizjet e policisë si provokime.

Ndërsa shprehet se Policia, Prokuroria dhe Gjykata kanë kaluar në anën e Edi Ramës, Spaho iu ka kujtuar atyre se një ditë do të japin përgjegjësi para ligjit.

“Provokime  të ndyra të policisë të bëra me urdhërin e Edi Ramës. Prej 34 ditësh ju e keni parë se çfarë ka ndodhur ndaj banorëve të Unazës. Protesta është zhvilluar njësoj si çdo natë, por ju e vutë re ç’ndodhi mbrëmjen e sotme.
Banorët gjatë protestës u janë provokuar herë pas here nga policia.

Po ashtu, edhe gjatë ditës së sotme, ju e patë sot që në vendimin e dhënë për banorët e Unazës së Re edhe Prokurorët dhe Gjykata ishin në krahun e Edi Ramës.

Por, të gjithë këta, policia, Prokuroria dhe Gjykata duhet të dinë që do të japin përgjegjësi një ditë.

Ne do të jemi këtu, do të marrim masa për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Unazës. Do të marrim masa edhe përmes përfaqësuesve tanë ligjor që t’iu vijmë në ndihmë.”, u shpreh Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here