Standard.al

NE MUNDSH…/ Vasili mesazh Ramës: Shqipërisë i duhen burra të vërtetë…

0

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, shkruan se Shqipërisë i duhen burra të vërtetë që nuk flasin dhe i bëjnë shërbim gënjeshtrës.

“Nuk na duhen fjalë të mëdha e vandake me letra hipokrite, që flasin pa pushim dhe gënjeshtrës i bëjnë shërbim. Shqipërisë i duhen njerëz, njerëz të tillë, që në Mundshin….. të arrijne të jenë Burra të vërtetë”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Nuk na duhen fjale te medha e vandake me letra hipokrite, qe flasin pa pushim dhe genjeshtres i bejne sherbim. Shqiperise i duhen njerez, njerez te tille, qe ne Mundshin….. te arrijne te jene Burra te vertete.

Lexojini miq vargjet e Kiplingut te madh:

NE MUNDSH…

Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundshtë rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,

t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…
Në mundsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurre të mos e zësh me gojë…
Në mundsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ki asnjë dyshim,

se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda

dhe BURRE do t’jesh o biri im.

KIPLING

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.