Standard.al

“Ky pushtet duhet të bojkotohet”, Indrit Hoxha: Shumë shpejt, po i lamë, do të na shqyejnë edhe zemrën…

0

Nga Indrit Hoxha

Ky pushtet duhet te bojkotohet.Situata nuk ngre më dialog, reforma, tolerancë dhe mirëkuptim. Të huajt bëjnë sehir, ndërkohë që bastardët e pushtetit i kemi si gjarpërinj nëpër këmbë. Kanë rrëmbyer një kazmë në duar për të shkatërruar cdo gjë. Cdo ditë heqin një gur nga themeli i shtetit. Cdo séance do të bëjnë një vjedhje të re. Cdo aksion do të shkaktojnë një fatkeqësi të pashembëllt. Mbrapa shpinës së tyre do të ketë gjithmonë të pafajshëm të vrarë dhe jetimë të pashpresë. Në këtë neveri, populli nuk ka pse te shpresoje ne mbeshtetjen e te huajve, ndersa këta, vazhdojnë e japin leksione demokracie ne koferenca, dhe bëjnë sehir se si cdo ditë e më shumë varferohen shqiptarët, vriten shqiptarët, vidhen shqiptaret, shiten shqiptaret. Për cfarë na duhen këto leksione, sa kohë shohim se si vritet e ardhmja e fëmijëve tane.
Sot, një grusht njerëzish të pështirë na qeverisin. Europa do të jetë e shëmtuar nëse rrugës drejt saj udhëhiqemi prej tyre. Në djall integrimi! Askund nuk gjendet arsyeja se përse pushteti duhet të vazhdojë të jetë në duart e tyre: i betonuar, ky pushtet përdoret jo për të përmirësuar jetën tonë, por për ta rrënuar atë. Askund nuk gjendet arsyeja se përse këta barbarë vendosin ende për ne, për fatet tona, për buzëqeshjen e fëmijëve tanë. Askund nuk gjendet shpjegimi se përse duhet të jetë pikërisht në dorën e këtyre palacove fati i pasurisë së shqiptarëve, ndërkohë që si pijavica, cdo ditë i thëthijnë palcën e mbetur këtij vendi të mjerë. Përse duhet të vendosin ata për zgjedhjet tona: për bukën që hamë, për bluzën që veshim, për të dashurën që zgjedhim, për plerat që hyjnë dhe që dalin, për shkollën, shëndetin, naftën. Ju kemi varur ujqërve mëlcitë në qafë. Shumë shpejt, po i lamë, do të na shqyejnë edhe zemrën…./Nga Indrit Hoxha, Deputeti që refuzoi mandatin që do miratonte Gramoz Ruçi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.