Standard.al

Kishte fshehur 41 mijë euro në çantë dhe në trup, ndalohet 46-vjeçarja…

0

Sekuestrohen 41 200 euro ne Kakavije. Burime zyrtare nga policia thane se shuma e madhe e eurove i perkiste nje 46-vjecareje, e cila do te hetohet penalisht për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, gruas iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare.

Procedohet penalisht një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier. Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë mbritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.