Standard.al

Ishin fshehur mes protestuesve, policët e veshur civilë arrestojnë banorët…

0

Policë të veshur civilë kanë bërë shoqërimin e banorëve të Unazës së Re, menjëherë sapo ka mbaruar protesta që qytetarët e kësaj zoën zhvillojnë çdo natë.

Në një video të publikuar nga “Faxweb” shihet se si persona pa uniform kanë kapur nga krahu një nga protestuesit dhe e fusin në makinën e policisë. Banorët mësohet të jenë shprehur se kjo gjë ndodh çdo natë, se persona civilë qëndrojnë të fshheur mes tyre dhe sapo mbaron protesta shoqërojnë banorët për në komisariat.

Mbrëmjen e sotme i pranishëm në këtë protestë ishte edhe kreu i PD-së Luzim Basha. Basha theskoi se kryeministri Edi Rama po bën një padrejtësi ndaj banorëve pasi po protestojnë për të drejtën e pronës dhe përfundojnë të burgosur.

Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu janë tre protestues për të cilët është dhënë mas arrest me burg, ndërsa nesër pritet të jepët për të shoqëruar të tjerë.

Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.