Ish-deputeti i PS-së ironizon Veliajn: Maratonën e Tiranës e fiton policia…Suksese të dypalëve!

0
106
VELIAJ ME ADMINISTRATORET E NJESIVE - /r/n/r/n

Arben Malaj, ish-deputet i PS-së, përmes një postimi në rrjet ka ironizuar Kryebashkiakun Erjon Veliaj, lidhur me maratonën e Tiranës.

“Maratonën ndërkombëtare të Tiranës do t’a fitojë me meritë policia e Tiranës sepse ajo në te qindat e sekondës arrin të kapë në çdo cep të Tiranes çdo plakë që shet për bukën e gojës apo për ilaçet e mbijetesës.

Fitorja e policisë bashkiake bazohet në stërvitjen dhe rezultatet e tyre të përditshme”, shkruan Malaj në një postim në rrjet.

Postimi i Arben Malaj

Mirëmëngjesi, një koleg më nisi këtë foto. Ai vlerëson se maratonën ndërkombëtare të Tiranës do t’a fitojë me meritë policia e Tiranës sepse ajo në te qindat e sekondës arrin të kapë në çdo cep të Tiranes çdo plakë që shet për bukën e gojës apo për ilaçet e mbijetesës.

Fitorja e policisë bashkiake bazohet në stërvitjen dhe rezultatet e tyre të përditshme.

Çmimi moral do t’ju shkojë policëve fitues, ndërsa çmimi 900 euro për çdo armik të kapur, mund tju shkoj shefave të tyre. Suksese të dypalëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here