Standard.al

“Gjyqtari që i dënoi sot ka djalin në PS”, “shpërthen” ish-deputeti: Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, Rama lufton banorët e Unazës

0

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu është shprehur se vendimi i gjykatës për lënien në burg të tre të arrestuarve të Unazës së  Re ishte politik.

Në studion e lajmeve të Ora News tha se djali i gjyqtarit është në Partinë Socialistë. Ndërsa theksoi se kryeministri Rama në vend që të luftojë krimin lufton banorët e Unazës.

Klevis Balliu“Asnjë deputet socialist nuk ka shkuar për ti takuar. Më parë ka qenë Sajmir Tahiri dhe tani Blerina Gjylameti. Do ketë kohë policia e Shtetit të rrijë çdo ditë aty, sepse ne do jemi aty çdo ditë.

Gjyqtari që i dënoi sot ka djalin në PS. Ka marrë vendim politik. Të ndalosh protesta është jo vetëm politik, por idelologjik dhe ideologjia e tyre është komunizmi.

Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, Rama lufton banorët e Unazës.”

Balliu shtoi se burgimi i qytetarëve është çnjerëzor. Ai shtoi se protestat janë të ligjshme dhe se policia është njoftuar.

Klevis Balliu “Burgimi  qyetarëve të ndershëm është çnjerëzor me urdhër politik nga një regjim diktatorial. Është arrestim i turpshëm. Nuk ka lidhje vetëm me banorët e Unazës por me gjithë shqiptarët. Protesta është e ligjshme dhe ne kemi njoftuar policinë. Ligji e ka njofto dhe kaq. Dhe ne i kemi njoftuar. Vetëm qytetarët janë në burg, Valdrin Pjetrin nuk e kemi në burg. Kjo do të thotë se ka rënë shteti, pikërisht për këtë arsye nuk hapen negociatat.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.