Edi Reja ndërton dy skuadra, gjithçka e hapur për formacionin

0
129

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në ditën e fundit sa i përket formacionit titullar me të cilin do të përballojë sfidën me Moldavinë. Trajneri pranoi në konferencën për shtyp se nëse ishte e mundur, do të përballonte duelin me të njëjtin grup lojtarësh me të cilin zbriti në fushë ndaj Turqisë.

Por për të parë gjendjen e futbollistëve, ai nuk zhvilloi stërvitjen e zakonshme të ekipit të parë kundër ekipit të dytë. Ai ndau lojtarët në dy skuadrat të përziera në krahasim me atë që pritet të jenë repartet për takimin e nesërm duke mos dhënë sinjale as për zëvendësime të mundshme në mesfushë, që është reparti i cili mund të pësojë të tilla.

Skuadra e parë përbëhej nga Strakosha, Dermaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Bare, Selmani, Seferi dhe Çikalleshi. Ndërsa skuadra e dytë nga Berisha, Kumbulla, Mihaj, Memolla, Lenjani, Roshi, Ramadani, Qose, Abrashi, Manaj dhe Balaj. Memushaj ishte “xholi” i mesfushës që bëhej pjesë e njërit ekip apo tjetrit, ndërsa trajneri vazhdimisht jepte udhëzime për lëvizjet e lojtarëve të veçantë apo reparteve.

Një stërvitje për të parë reagimin e lojtarëve pas një ndeshje të lodhshme si ajo me Turqinë, e për të kuptuar më mirë se kush mund të jetë në formën e duhur për të luajtur ndaj moldavëve, vendim që do ta marrë vetëm në ditën e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here