Standard.al

“Dokumenti mban vulën gjermane”, negociatat me BE/ Shtohen kushtet e Bundestagut për Shqipërinë!!!

0

 

Ditën e premte të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian iu është shpërndarë një dokument në të cilin propozohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Vizion Plus ka siguruar draft konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, takimi i të cilëve do të zhvillohet të martën, dhe ku sugjerohet që konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet brenda 6 muajve të pare të vitit të ardhshëm.

Dokumenti mban vulën gjermane dhe në të janë përfshirë të gjitha kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varesi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe të bëjë progres të mëtejshëm në lidhje me reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Kushtet e vendosura nga Bundestagu reflektohen edhe në lidhje me çeljen e kapitujve të parë të negociatave.

Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme;

fillimin e hetimeve për gjyqtarët dhe prokuroret e dyshuar për sjellje kriminale si rezultat I gjetjeve nga procesi I vetingut;
fillimin e hetimeve për çështjet e manipulimeve zgjedhore;

 

forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, përfshirë edhe nivelet e larta;

miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, si dhe zbatimin e çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Draft konkluzionet Këshillit të Ministrave kanë ndryshuar disa herë, dokumenti i 27 shtatorit propozonte hapjen e negociatave pa kushte dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare brenda këtij viti.

Dokumenti i 11 tetorit vendos kushtet për Shqipërinë dhe shtyn konferencën e anëtarësimit edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.

Ashtu si dokumenti ka vulën gjermane, i gjithe fati i negociatave në fakt do të varet nga Gjermania, pasi kancelarja Angela Merkel po përpiqet të bindë Francën në lidhje me procesin e zgjerimit, por presidenti Emmanuel Macron ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.