Standard.al

Dalin pamjet!!! Momenti kur u shoqërua nga policia ish-deputeti Klevis Balliu

0

Pas përfundimit të protestës në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet, policia ka nisur reprezaljen. Efektivët kanë shoqëruar disa banorë si dhe ish-deputetin demokrat në mbështetje të tyre, Klevis Balliu.

Ndalimet janë bërë në rrugicat e rrugës kryesore ku u zhvillua protesta. “Shijak Tv” ka publikuar pamjet e ndalimit të Balliut.

Gjatë protestës së sotme, ishte i pranishëm edhe lideri demokrat Lulzim Basha, i cili tha se arrestet ndaj banorëve të kësaj zone janë politike, dhe se opozita mbështet kauzën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që policia ka arrestuar ish-deputetin e djathtë, vetëm pse ka dalë në mbështetje të qytetarëve të Unazës.

Banorë të “Unazës” dhe përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar ndërkaq tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku po mbajnë të ndaluar Balliun dhe disa protestës të tjerë.

Ndërkohë banorët shprehën qëndresën se nuk do të bien pre e provokimeve të qeverisë dhe do të vijojnë të përshkallëzojnë protestën deri në grevë uri me qëllim mbrojtjen e shtëpive.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.