Standard.al

Protesta ndryshe e banorëve të ‘Astirit’/ Vjen një paralajmërim i fortë nga ish-deputeti…

0

Banorët e “Astirit” në Tiranë, pavarësisht prezencës së shtuar të policisë, vijuan edhe sot, si çdo mbrëmje, protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre.

Në mënyrë simbolike ata janë lidhur me zinxhirë duke protestuar në të dyja krahët e rrugës, ndryshe nga netët e tjera.

Nga ana tjetër, ish-deputeti i PD Klevis Balliu tha se nëse gjyqtarët do të dënojnë banorët e shoqëruar, ata do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit.

Protesta do të vazhdojë. Shikoni sa forca policie kanë ardhur. Qartazi krimi mund të bëjë çfarë të dojë. Çdo hajdut, kriminel, bandit, është në qejf të vetë, pasi policia është këtu. Rama ka hallin e “Unazës”, se këtu do t’i vjedhë lekët. Ai kërkoi të kishte gjakderdhje, por qytetarët refuzojnë të bëjnë gjakderdhje dhe të përplasen me policinë, pasi ata kërkojnë dialog me qeverinë. Policia duhet të ishte në punë të vetë, duke kapur kriminelë, të kapte Kajmakun, Pjetrin, Avdylajt, etj. Protesta është e drejtë kushtetuese. Qytetarët po protestojnë sepse po iu shemben shtëpitë”, u shpreh Balliu.

“Nëse do të dënohet qytetarët, gjyqtarët janë të çmendur dhe do të mbajnë  përgjegjësi penale. Ne do të jemi këtu çdo ditë”, shtoi ish-deputeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.