Standard.al

Presidentja e re e KE do të jetojë në një apartament prej 25 m², zbulohet arsyeja EPIKE!

0

Presidentja e ardhshme e Komisionit Parlamentar, Ursula von der Leyen do të jetojë në një banesë të re prej vetëm 25 metrash katror.

Ajo ka zgjedhur  të vendoset pranë zyrës së saj, në katin e 13-të të ndërtesës Berlaymont të Komisionit të BE-së, në Bruksel.

Zgjedhja e Von der Leyen do të ulë kostot e sigurisë dhe do “ta shpëtojë” atë nga trafiku i Brukselit.

Presidentja do ta mbajë edhe vendbanimin e saj kryesor, në Hanover , por ditëve të punës do të qëndrojë në dhomën prej 25 metrash katrorë, ku ka një hapësirë për të fjetur  dhe ujë të rrjedhshëm.

“Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të qëndrojë pranë zyrës së Presidentit gjatë netëve dhe ditëve të saj të banimit në Bruksel”, citon gazeta gjermane Die Welt një zëdhënës të komisionit.

Sipas Illyria, fjetja në zyrë nuk është tipike në Bruksel, ku komisionerët ose eurodeputetët marrin banesa apo apartamente me qira. Von der Leyen do ta marrë detyrën më 1 nëntor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.