Policia ‘rrethon’ Astirin/ Berisha: Ndal terrorit!! Narkohorrat kanë arrestuar gjashtë protestues! Turp…

0
121

Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë rezistencën për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Teksa banorët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 18:30, Policia e Shtetit nga ana tjetër ka shtuar forcat në terren.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje të ndalet terrori, bandito-policesk, siç e quan ai, ndaj banorëve.

“Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re. Qindra narko banditë me uniformë rrethojnë heronjtë që mbrojnë shtëpitë e tyre! Narkohorrat kanë arrestuar gjashtë protestues! Turp! Krim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here