Standard.al

Për 10 sfida diplomatike të Kosovës

0

Nga Jorgji Kote 

Kurti, kundërshtar i vendosur i këtyre tezave që nuk kanë vdekur ende, do ta kryesojë vetë këtë dialog në unison me partneren e koalionit, zonjën Osmani.

Trajtimi i drejtë dhe efikas i aspekteve të lartpërmendura do të ketë ndikim pozitiv edhe në procesin e tërheqjeve dhe shtimin e njohjeve për Kosovën, si sfida e tetë serioze. Kthesa e nevojshme lidhet detyrimisht me një analizë tërësore nga e cila të dalë bilanci i saktë i vendeve që mund të thonë “Po”, ato të lëkundurat dhe ato që nuk ia vlen “barra qiranë” të humbasësh kohë dhe burime. Dihet se ka disa vende jashtë Evropës që vazhdojnë traditën e bashkëpunimit me Serbinë, si aleatë të dikurshëm në “Lëvizja e të Paangazhuarve” të drejtuar nga Tito, Gandi, Naseri etj. Mirëpo, në diplomaci këto lloj aleancash jo vetëm i rezistojnë kohës, por luajnë rol primar në të tilla raste. Vende të tjera shquhen për anti-amerikanizmin dhe anti-evropianizmin e tyre, bashkësisë së interesave me Rusinë, Kinën dhe vetë Serbinë. Ja pse në procesin e njohjeve kërkohet kujdes që të dimë ku të trokasim që të mos na përplasin portën.

E njëjta analizë dhe strategji kërkohet dhe për lobimin për anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Në fakt, amatorizmi, nxitimi dhe këmbëngulja jashtë logjikës diplomatike në të dyja këto raste, pa një vizion dhe bilanc të qartë dëshmon se Kosova në këtë proces anëtarësim është nisur “më shumë nga inati se takati”. Konkretisht, ndoshta është momenti i duhur për të shmangur dështimin tjetër të radhës, duke tërhequr kandidaturën e saj për INTERPOL, për ta paraqitur atë më vonë kur gjërat të jenë qartësuar më mirë.

Sfida e dhjetë lidhet me faktin që krahas diplomacisë klasike, ka ardhur momenti i duhur të “futen në lojë” dhe dimensionet e tjera të pazëvendësueshme – parlamentare, ekonomike, publike, kulturore, qytetare etj. Me gjithë mundësitë, në këto fusha Kosova mbetet shumë prapa Serbisë. Nuk është fjala vetëm për rolin e personaliteteve me famë ndërkombëtare që ka Kosova, por edhe të artistëve, sportistëve, gazetarëve, afaristëve, deputetëve e deri tek ata mijëra qytetarë të Kosovës në të gjithë botën, që janë shembuj pozitivë.

Së fundi, siç dëshmuan edhe zgjedhjet e 6 tetorit, qeveria e re e Kosovës lipset të shmangë dukurinë negative që në vend që politika e brendshme me produktet e saj t’i shërbejë politikës së jashtme, kjo e fundit sakrifikohet kryesisht për konsum të brendshëm, ndryshe nga sa thoshte ish-kryeministri britanik, William E. Gladstone se, “parimi i parë i politikës së jashtme është qeverisja e mirë brenda vendit”. Le të shpresojmë se me përballimin e këtyre sfidave, zgjedhjet dhe premtimet e 6 tetorit do t’i japin fund “zgjedhës së izmave” negative dhe do t’i çelin rrugën zgjidhjeve optimale për të ardhmen e merituar të Kosovës./GazetaShqiptare/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.