Pas protestës në ‘Astir’ kërcënohet Sazan Guri!!! Ndihmë: Më kanë kërcenuar me jetë, do të më bëjnë 500 copash në sy të gruas….

0
87

Ambientalisti Sazan Guri denoncon se është kërcënuar me jetën mbrëmjen e djeshme, pas protestës që është zhvilluar tek Astiri, ku sipas tij, një nga policët i ka dërguar fjalë me një mik shtëpie, se nëse merr sërish pjesë në këtë protestë, do e bëjnë 500 copa. Guri, shton se e kanë thirrur edhe tek komisariati nr.6, sapo ka dalë nga Teatri, ku ka parë shfaqje me bashkëshorten.

Denoncimi i plotë i Sazan Gurit:

 “U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?! Mbasi me thiren dje pasdite ne komisariatin nr. 6 kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame Xhelati, nje drejtues (vete xhelati) i larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, qe nese shkon prap te protesta e banorëve te Unazes do të bejme 500 copa. Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. sg”.

Deri më tani, Policia e Shtetit ka arrestuar 6 persona të cilat kanë protestuar ditët e fundit tek zona e Astritit, ndërsa po punohet për identifikimin e disa të tjerëve.  Arrestimi i protestuesve bëhet në kuadër të ndryshimeve të bërë në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për ata që akuzohen për tre vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje të qetësisë publike” dhe Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here