Standard.al

Meta ngre pyetjen interesante: Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Vjen përgjigja EPIKE!

0

Presidenti Ilir Meta është takuar së fundmi me një tjetër personalitet të arbëreshëve në Itali, Aldo Marinon, pjesëmarrës në Forumin e inicuar nga Meta “U’ jam arbëresh”.

Në një shënim të publikuar sot në Fb, Presidenti ka treguar një detaj interesant lidhur me Marinon, të cilin ai e vlerëson si një promotor të palodhur të marrëdhënieve me komunitetin arbëresh në Itali.

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? – shkruan Meta. – Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.
I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.
I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.